Murati i reagon Mustafës: Në vitin 2017 s’pritej se LDK të ishte në qeverinë e ardhshme

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa i cili përmendi se si në vitin 2017 i kishte shkarkuar disa qeveritarë që ishin bërë deputetë
Murati tha se LDK-ja në vitin 2017 s’pritej të ishte pjesë e qeverisë së ardhshme dhe se për këtë arsye ishin liruar nga detyra një zëvendëskryeministër dhe tetë ministra.

“Qeveria Mustafa ishte shkarkuar me mocion mos-besimi me datë 10 maj 2017. Mocioni ishte mbështetur edhe nga partneri i atëhershëm i koalicionit, PDK-ja. Të gjendur përballë kësaj situate e të tradhtuar nga partneri i koalicionit, në LDK asokohe ishte diskutuar nëse të gjithë ministrat e LDK-së duhej të tërhiqeshin nga postet qeveritare, menjëherë pas mocionit. Në një situatë të ngjashme, kur LDK kishte dalë nga Qeveria në vitin 2010 pas dorëheqjes së Presidentit Sejdiu, partia ishte akuzuar se kishte braktisur institucionet. Duke e marrë parasysh reagimin e publikut në situatën e vitit 2010, LDK kësaj radhe kishte vendosur që ministrat të qëndrojnë nëpër pozita deri në përfundim të zgjedhjeve – që të mos akuzoheshin për braktisje të institucioneve”, shkroi Murati në Facebook.

, Murati shkroi se në zgjedhjet e 2017 se“koalicioni PAN kishte dalë i pari, Lëvizja Vetëvendsoje e dyta, ndërsa LDK e treta”.

“Pra as që pritej se LDK do të ishte edhe në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj kishte pasuar edhe lirimi i zyrave”, shkroi ai.

“Kjo ka qenë arsyeja pse ministrat e LDK-së kishin liruar zyret, sepse ishin të shkarkuar nga Kuvendi, dhe nuk pritej që do të vazhdonin në qeverinë e ardhshme. Jo për shkak të nenit 72 të Kushtetutës”, shkroi Murati.

 

Back to top button