Murati njoftoi se Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje afro 80 milionëshe

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se java që po lëmë pas, ishte tejet e ngarkuar, por edhe mjaft produktive sepse nënshkruan marrëveshje për projekte zhvillimore në vlerë prej 79 milionë euro.

Ai ka shkruar në ‘Facebook”, marrëveshjet, që janë nënshkruar: “+ 61 milionë euro me Kfw Gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF. + 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit. + 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit”, tha ai.

Teksa ka përmendur edhe se 50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen, dhe 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale. “Qeveria për Zhvillim”, tha ai.

Back to top button