Murati pas sekuestrimit të aseteve të Radojçiqit: Qe pse duhet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar lidhur me konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurive të Milan Radojçiq.
Ai ka shpërndarë postimin e Ministres së Drejtësisë , Albulena Haxhiu e cila ka publikuar listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara
Ai këtë rast e ka lidhur me nevojën për Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikueshme.
“Qe pse duhet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ligjin për Byronë opozita e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Kjo flet mjaftueshëm për opozitën”, ka shkruar Murati./21Media