Murati për dritat ndezur të objektit të Qeverisë: Po, po punon dikush!
Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka dhënë një shpjegim për dritat e ndezura gjatë natës në objektin e Qeverisë.
Ai ka deklaruar se po punon dikush.
“Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri.”, ka shkruar Murati në Facebook.
Kujtojmë që, ditët e fundit, Qeveria është kritikuar se gjatë natës po i lë dritat ndezur në ndërtesë./21Media