Murati për transportin publik: Është i vet shkaktuar, në vështirësi janë edhe operuesit privat

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati ka thënë se problemi me transport është i vet shkaktuar duke shtuar se largimi nga pagesa i qytetarëve ka qenë vendim elektoral.
“Unë kam takuar sot edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe kam sqaruar se kemi dy probleme. Problemi i parë te transporti publik është i vet shkaktuar dhe do të ndodhte edhe po të kishte buxhet të miratuar pasi ka pasur vendime elektorale për të larguar nga pagesa shumica e qytetarëve dhe kësisoj barrën e ka marrë përsipër komuna në një kohë kur nuk ka pasur buxhet të miratuar. Kjo e ka rritur obligimin financiar në një situatë ku komuna nuk ka pasur buxhet. Problemi i dytë është edhe mosvotimi i buxhetit të komunës së Prishtinës në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.
Murati ndër të tjera ka thënë se dëshmia më e mirë është që përveç Trafikut Urban janë në vështirësi edhe operuesit privat.
Teksa u shpreh se problemi i dytë është edhe mosvotimi i buxhetit, i cili sipas tij është miratuar me vonesë./21Media