Murati përsërit deklaratën e Kurtit: Për besë s’kemi marrëveshje me opozitën me na i zgjat kaq shumë mandatin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati ka përsëritur deklaratën se “opozita po ua zgjat mandatin”.
Këtë deklaratë ai e bëri në hyrjen kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës, derisa kanë filluar të mblidhen për përpjekjen e tridhjetë e shtatë për konstituim të kuvendit.
“Për besë nuk kemi marrëveshje me opozitën me na i zgjat kaq shumë mandatin, s’di pse”, deklaroi Murati.
Konstituimi i Kuvendit në mbi njëzet seanca radhazi nuk ka arritur të ketë kuorum për votimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.
Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm