Murati prezanton pakon e ringjalljes për prodhuesit vendorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, prezantuan pakon e ringjalljes për prodhuesit vendor.
Kurti në një konferencë për media tha se për t’i dalë në mbështetje prodhuesve vendorë kanë përgatitur një sërë masash në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se masat 2.1 për Subvencionimi i Kredive Investive dhe masa 2.4 për mbështetje të e eksportit, është një pako që ka për qëllim mbështetjen e prodhuesve vendor.

Sipas Muratit këto masa përbëjnë një paketë që të mbështesin prodhuesit, nga data 1 tetor deri në fund të qershorit të muajit të ardhshëm./21Media

Back to top button