Murati publikon listën e 10 komunave me borxhet më të mëdha

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë publike listën prej 10 komunave që kanë më së shumti obligime.
Në këtë list shihet se komuna me vlerën më të madhe të borxheve është ajo e Gjilanit me 10.45 milionë euro, e dyta është komuna e Ferizajt me 4.40, kurse e treta është Mitrovica me mbi dy milionë euro.
“Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht”, ka shkruar ndër të tjera Murati, transmeton “, ka shkruar Murati në Facebook./21Media
 

Back to top button