Murati: Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave

Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar pas deklarimit të kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj i cili tha se  qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të komunës së Suharekës janë bllokuar.

Sipas Muratit e gjithë kjo është dezinformatë.

”Dezinformatat nuk kalojnë! Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogarinë e komunave, gjenjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e paragjykimit”, ka shkruar Murati./21Media

Back to top button