Murati reagon pas vendimit të PZAP: Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra e pengon
Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me hapjen e Qendrave të Votimit jashtë përfaqësive diplomatike, ka reaguar Hekuran Murati nga Vetëvendosje.
Ai ka ngritur pyetje duke thënë se pse LDK-ja është kaq kundër diasporës?
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ofru hapësira shtesë për votim (përveç ambasadave e konsullatave), ashtu që diaspora jonë me e pasë sa më afër vendvotimin dhe kësisoj sa më të lehtë procesin e votimit.
LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së.
Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë.”, ka përfunduar Murati./21Media