Murati tha se Beogradi është i vetmi qytet që mblidhet në mbështetje të Putinit

Minsitri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati sonte ka theksuar se deklaratat e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO janë të ngjashme me ato të Putinit para se ta sulmonte Ukrainën.
Murati ka deklaruar se Beogradi është i vetmi qytet që mblidhet në mbështetje të Putinit.
“Nëse Kosova i bashkohet NATO-s, do të jetë një kërcënim për Serbinë”, tha ministri i Brendshëm i Serbisë, duke bërë jehonë të ngjashme me deklaratën e bërë nga Putin disa ditë përpara se të sulmonte Ukrainën. Sonte shohim se ngjashmëritë nuk janë vetëm me fjalë – Beogradi është i vetmi qytet që mblidhet në mbështetje të Putinit.”, ka shkruar Murati në twitter.
Sonte, edhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka reaguar ndaj deklarimeve të Vulinit kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO./21Media

Back to top button