Murati tregon sa persona kanë hequr dorë nga shtesat prej 100 euro

Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati njoftoi pose rreth 60 persona kanë hequr dorë nga shtesat e njëhershme në shumën prej 100 eurosh.
“Ka qenë si rrjedhojë dhe nevojë e kërkesave apo edhe ankesave që kemi pas që disa kanë thënë pse t’i marr unë nëse nuk kanë nevojë. Gjithsesi listat janë automatike të gjithë ata që kanë përfituar nga shtesat e fëmijëve apo që përfitojnë nga shtesat pensionale pa pasur nevojë të aplikojnë në mënyrë automatike gjenerohen listat…..Përgjatë kohës sa ka qenë formulari i hapur me sa kam informacion kanë qenë gjithsej 60 aplikime të pranuara, por jo të gjitha janë përfitues ka edhe të tilla që nuk gjenden fare në listat e aplikimeve”, u shpreh Murati.
Gjatë kësaj konference për medie, ministri Murati, tha se pas shumë raste që kanë rezultuar që nuk janë banorë rezident në Kosovë, por i kanë marr shtesat. Sipas tij llogaritë e këtyre rasteve janë suspenduar.