Murati tregon se a do të ketë hetim për rritjen e çmimeve në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se me çështjen e rritjeve të çmimeve në Kosovë duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës.
Murati ka shtuar se kudo që vërehet që ka pasur manipulime me çmime të produkteve, do të merren institucionet përkatëse.
“Normalisht që me këto çështje duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut, por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe kudo që ka pasur ose kudo që vërehet që ka pasur manipulime të tilla, pra ekzisotone dhe korniza ligjore që do të merret me këto çështje”, tha Murati kur u pyet nga gazetarët se a do të ketë hetim nëse ka pasur rritje të çmimeve të produkteve të cilat janë blerë para se çmimi i tyre të rritet.

Në Kosovë, muajve të fundit, janë shtrenjtuar dukshëm çmimet e produkteve bazë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja e çmimeve ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 4.9 për qind në muajin shtator.
Lëvizje më të mëdha të çmimeve kanë pasur: buka, vaji, sheqeri, mielli dhe pemët e perimet./21Media

Back to top button