Muri i shpresës në Lviv
Një homazh me lule për ukrainasit që kanë vdekur në pushtimin rus është ngritur në qytetin perëndimor të Lviv.
Krijuesi i instalimit, Leo Soto, udhëtoi nga Florida për të ngritur memorialin gjatë fundjavës.
“Është një mur shprese”, tha studenti 27-vjeçar për France24.
Duke përdorur lule artificiale që u dhuruan nga Polonia, memoriali përfshin imazhe të ushtarëve dhe civilëve ukrainas që kanë vdekur që nga fillimi i luftës, tre muaj më parë.
Muri përfshinë edhe një foto të gjimnastes 11-vjeçare Kateryna Diachenko, e cila u vra pasi shtëpia e saj në Mariupol u godit nga një raketë ruse./21Media
