Muric fiton besimin e Kompany, sërish titullar te Burnley
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric si duket e ka fituar besimin e trajnerit të tij te Burnley, Vincent Kompany.
Ylli i Kosovës është titullar sot për Burnleyn në ndeshjen kundër Sheffield United në Premier Ligë.
Kjo është ndeshja e gjashtë me radhë e Muric si titullar te Burnley, duke u bërë kështu zgjedhja e parë e trajnerit Kompany, para portierit anglez James Trafford.
Formacionet zyrtare të Sheffield United dhe Burnleyt.
Sheffield United (3-5-2): Grbic; Trusty, Ahmedhodzic, Bogle; Osborn, Hamer, Arblaster, Vini Souza, McAtee; McBurnie, Brereton Diaz
Burnley (4-4-2): Muric; Assignon, O’Shea, Esteve, Taylor; Vitinho, Cullen, Berge, Bruun Larsen; Foster, Odobert