Kaloni te përmbajtja kryesore

Muric: Pres fitore nesër, do të bëjmë gjithçka për të arritur këtë

Përzgjedhësi i Kombëtarës së Kosovës, Franco Foda dhe portieri Aro Muric u paraqitën sot në konferencën zyrtare për media para ndeshjes ndaj Sllovenisë.

Aro Muric tha se do të bëjnë gjithçka nesër për të marrë një fitore.

“Jam shumë i lumtur me performancën time. Pres një fitore nesër. Nesër do të bëjmë gjithçka për të marrë një fitore. Gjatë këtyre viteve jemi zhvilluar mjaft shumë. Kemi futbollistë në ligat më të mira. Kemi një rast ideal për të treguar këtë progres nesër dhe shpresoj ta arrijmë”, tha Muric.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button