Muriqi: Lojë fantastike sonte

Golashënuesi i dy golave në ndeshjen kundër Qipros, Vedat Muriqi e cilësoi këtë ndeshje si një lojë fantastike.
Muriqi tha se vëmendja tani duhet të kthehet te cikli tjetër kualifikues.
“Zhvilluam një ndeshje dhe një lojë fantastike sonte. Jam shumë i lumtur për golat, por edhe më shumë për nivelin e lojës që kishim. Duhet të bëhemi gati për ciklin tjetër kualifikues dhe të japim maksimumin tonë për të bërë më mirë”, tha Muriqi.
Ndeshja e Kosovës me Qipron përfundoi me rezultat të thellë 5:1.
Fitorja e sotme nënkupton që Kosova e përforcon vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C./21Media

Back to top button