Muriqi shënon gol kundër Betisit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka arritur të shënoj kundër skuadrës së Betisit.
Betisi ishte në avantazh 1-0, me golin e Morenos në pjesën e parë, por Muriqi ka barazuar shifrat për Mallorcan.
Në minutën e 76-të, 26 vjeçari morri një krosim të bukur nga krahu i djathtë dhe me një goditje precize me kokë shënoi për golin e barazimit.
Deri më tani në La Liga, sulmuesi kosovar ka dy gola dhe një asistim. /21Media 

Back to top button