Musk dhe Boucher mirëpresin fëmijën e dytë

Elon Musk dhe Claire Boucher kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, një vajzë.
Këngëtarja dhe multimiliarderi e mbajtën shumë larg syrit të publikut faktin se familja e tyre po zgjerohej.
Ata kanë një djalë të cilin e kanë emëruar  X Æ A-XII.
Ndërkaq, 34 vjeçarja njoftoi se emri i së bijës është Exa Dark Siderael, por do ta thërrasin Y.
Y erdhi në jetë nga një nënë surrogate në dhjetor të vitit 2021.
Ndërkaq, kur u pyet për Musk-in, ajo tha se ka një marrëdhënie të mirë me të dhe se janë më shumë si shokë.
“Do ta thërrisja më shumë si i dashuri im. Ne jetojmë në shtëpi të ndara, jemi shokë të ngushtë. Ne shihemi gjatë gjithë kohës.. nuk pres që njerëzit ta kuptojnë marrëdhënien tonë”, ka thënë Grimes.
50 vjeçari ishte i martuar më parë me Justine Wilson, me të cilën ka pesë djem, binjakët Griffin dhe Xavier – 17 vjeç dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai – 16 vjeç.
Ishte i martuar gjithashtu me Talulah Riley. U martuan në vitin 2010, u ndan në vitin 2012, u martuan përsëri në vitin 2013 dhe u ndan në vitin 2016./21Media

Back to top button