Musliu: Bashkëshorti i presidentes Osmani më ka kërcënuar edhe mua

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është kërcënuar përmes një letre nga bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.
Musliu ka thënë se letra i ka ardhur në postën e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq ka theksuar se në atë letër, Sadriu e ka kërcënuar me padi civile.
“Para disa ditësh në postën time në Kuvend më kishte ardhur një zarf i teleisur bukur, ku shkruhej se ishte dërguar nga presidentja Vjosa Osmani. Me shumë vëmendje e hapa zarfin ku shkruante: nga presidentja Vjosa Osmani për Ganimete Musliun deputete e Grupit Parlamentar të PDK-së. Pasi e hapa për çudi brenda nuk ishte shkresa nga presidentja, por një letër e pa nënshkruar e Prindon Sadriut. Letra që ma kishte dërguar Prindon Sadriu me emër të presidentes përmbante një kërcënim për padi civile. Arsyeja e përmendur ishte se unë në një prej televizioneve pasna deklaruar se ai ishte ambasador me korrespodencë dhe se nuk rrinte në Shkup dhe udhëton çdo ditë dhe se atë ambasador e bëri bashkëshortja e tij”, ka thënë Musliu.
Në seancë edhe deputetja e PDK-së, Floretë Zenjullahu, ka deklaruar se është kërcënuar nga Prindon Sadriu./21Media


Back to top button