Musliu: Degradimi i bashkëpunimit me SHBA-në s’mund të tolerohet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.
Musliu ka thënë se deklarata e ambasadorit amerikan se “njohja mes Kosovës dhe Serbisë tani nuk është e mundur”, nuk mund të kalohet thjeshtë dhe të heshtet në qetësinë e festave të Vitit të Ri.
“Deklarata e Ambasadorit amerikan se: ‘Njohja mes Kosovës dhe Serbisë tani nuk është e mundur’, s’mund të kalohet thjeshte e të heshtet në qetësinë e festave të vitit të ri. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të jetë transparente ndaj qytetarëve sa i përket dialogut. Eksperimentet si ato në veri të Kosovës që ndodhen në fundvitin qe lam pas, degradimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit me SHBA-të nuk guxojnë të tolerohen. Qeveria e Kosovës duhet të jap llogari për nivelin shkatërrues qeverises”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Gazetari i “The Economist”, Tim Judah, i cili ka raportuar edhe gjatë luftës së Kosovës, ka publikuar një artikull lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, me titull “A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”.
Judah ka intervistuar disa figura kyçe në mesin e politikanëve e aktivistëve, që kanë impakt në zhvillimet politike. Në mesin e tyre, Judah ka intervistuar edhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili është shprehur skeptik se në këtë kohë, pas tensioneve të fundit në veri, Serbia mund ta njohë Kosovën.
“Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ‘e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen’”, rrëfen Judah, duke parafrazuar dhe cituar ambasadorin Hovenier./21Media

Back to top button