Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu derisa ishin duke diskutuar në komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, për çështjen e subvencioneve, i ka hedhur gotën me ujë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
“Kjo tema e granteve unë e di që në adresa të caktuara ngjallë edhe nervozë, për shkak se njëri prej tyre je edhe ti Ganimete Musliut. Me gjuhën që përfaqëson edhe mënyrat që i prezanton temat, e përfaqëson krimin ndaq me e ditë. Ajo pjesa e krimit në Ministri të Bujqësisë ka një mbështetje politike, e këtu po del që ti je njëri prej zyrtarëve me prapavijë”, ka thënë ministri Peci, derisa deputetja Musliu e ofendoi me termin ‘rrugaç’.

Rasti tjetër mjaft inetresant ishte kur Ganimete Musliu në vitin 2013 gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës për pak sa nuk e gjuajti me këpucë Liburn Aliun e Lëvizjes Vetëvendosje. Aliu, i cili mbante fjalim për ratifikimin e marrëveshjes siç duket e kishte bërë nervozë deputeten Musliu. Ajo gjatë asaj seance derisa po fliste me koleget e saj të partisë kapi një gotë që kishte synim sulmin ndaj Aliut, por Musliu për një çast ndërroj mendje duke e lëshuar gotën dhe e kapi këpucën e saj dhe po e elaboronte një gjuajtje drejtë tij./21Media

Back to top button