Musliu: Gërvalla nuk u votua sepse ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale kundër UÇK-së

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Donika Gërvalla nuk mori votat për Kryetare të Kuvendit të Kosovës për shkak se ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale kundër UÇK-së.
“Sot në Kuvend nuk u mohua Donika si vajzë e Isuf Gërvallës. U mohua Donika që ka zgjedhur të ecë në një rrugë që fyen vlerat dhe sakrificën e Isufit. Sot nuk u refuzua as mbesa e Nënës Ajshe. U refuzua Donika që, me qëndrimet e saj politike dhe veprimet publike, e mohoi të drejtën e Nënës Ajshe për të parë të birin e saj të varroset me nderimet që i takonin një heroi të kombit. Vetë Donika Gërvalla ka pranuar publikisht bashkëpunimin me Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, kundër luftëtarëve të lirisë, të cilët sot padrejtësisht po mbahen në burgje”, ka shkruar ajo./21Media