Musliu i reagon Haradinajt: Kosova është shtet e jo OJQ
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas deklaratës së këtij të fundit të shtunën.
Sot, Musliu tha se ‘disa eksponentë të AAK-së patën gabuar rëndë’, kur iu bashkuan Albin Kurtit në siç e quan ajo, degjenerim të Parlamentit.
“Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës. Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh. E duam ushtrinë me standarde të NATO-s STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!”, ka shkruar Musliu.
Ndërkaq Haradinaj ka deklaruar se disa eksponentë të Partisë Demokratike janë çuar peshë kundër Fondit të ushtrisë./21Media