Musliu komenton statusin e Muratit që i kishte bërë për veteranët

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu sonte në emisionin debatues, CLICK në RTV21 komentoi postimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit i cili i kishte bërë për veteranët e UÇK-së para se të vinte në pushtet.
Sipas Musliut gjuha e ministrave të Qeverisë Kurti është gjuhë që nuk e dëgjon as nga armiqët e Kosovës.
“Të bëhen kalkulime të tilla se më lirë do t’i kushtonte Kosovës të paguane mercenarë sesa të luftonte UÇK-ja, këta ose do të kishe pasur ndonjë krizë psiqike kur e ke shkruar këtë status, ose je paguar nga dikush që kë shkruar në këtë mënyrë”, ka thënë Musliu.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka disa ditë që po kritikohet për një deklaratë të tij të vitit 2016 për veteranët, ku kishte thënë se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë. Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”./21Media

Back to top button