Musliu për Kurtin: Ky moti ka tregu që s’kupton fort nga numrat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu pas dështimit të sotëm të Albin Kurtit për të formuar Qeverinë e re, ia ka kujtuar atij huqjen që e pati bërë shtatorin e kaluar në një detyrë të matematikës, para nxënësve të shkollës fillore ‘Ali Hadri’.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu u shpreh se Kurti moti ka treguar që nuk kupton shumë nga numrat.

“Ky moti ka tregu që s’kupton fort nga numrat”, ka shkruar Musliu. /21Media

Back to top button