Musliu-Shoshi: Edhe një shancë për Kosovën

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se Kosova nuk ka arritur të jetë temë në takimin e zëvendësministrave që po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj.

Tutje ajo shtoi se duhet edhe një shancë për Kosovën.

“Kosova, sot NUK arriti që të jetë temë në takimin e zëvendësministrave që po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj! Kjo mbledhje do të vazhdoj edhe ditën e martë (14 maj), e në ditët në vijim procesi vështirësohet dhe mundësitë shterojnë. Sidoqoftë, EDHE NJË SHANCË për Kosovën. POR….FATKEQËSI është që kemi një Kryeministër që çdo vendim e veprim e ka në peshoren e kalkulimit ELEKTORAL, pavarësisht interesit të Kosovës. Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!”, tha Musliu-Shoshi./21Media

Back to top button