Musliu: S`mundet me qenë afër një institucion parashkollor një lokal masazhi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është ankuar për dhënien e lejeve të bizneseve në Prishtinë.
Ajo madje ka thënë se përgjegjësi për dhënien e lejeve të bizneseve duhet të përjashtohet nga puna.
Sipas Musliut nuk mund të jenë afër dy biznese si “Institucion parashkollorë” edhe “Lokale Mesazhi”.
“Nuk e njoh e as nuk ja di emrin, as nuk e di kush është përgjegjes për dhënjen e lejeve për hapjen e bizneseve në Prishtinë ama fort e meriton me e përjashtu nga puna edhe qe besa me ja ndalu me punu në institucione. Nuk mundet edhe “Institucion parashkollorë” edhe “Lokale Mesazhi” ( e qe veç lokale masazhi nuk janë) me qenë në të njejtin vënd me vetem 30-40 metra distancë. Unë i ftoj edhe mediat edhe shoqërin edhe komunitetin e lagjës me reagu për dukuri e veprimtari të qoroditura”, ka shkruar Musliu./21Media