Mustafa: Asociacioni- Autonomia më e madhe në Evropë, nëse formohet sipas draftit të publikuar

Artan Mustafa, kërkues në fushën e Politikës Sociale në emisionin “Click në RTV21 tha se nëse formohet Asociacioni i Komunave Serbe sipas drafit të fundit të publikuar në media, atëherë do ta paraqiste Autonominë më të madhe në Evropë.

“Nuk ka në Evropën që ka dalë prej komunizimit, shtetet evropiane që kanë dalë prej komunizimit dhe i janë bashkuar Bashkimit Evropian , ose janë në Ballkanin Perëndimor nuk ka Autonomi kaq të gjërë të krijuar pas vitit 1990, sepse këtu kemi të bëjmë me Autonomi territoriale dhe jo territoriale që përfshinë do me thënë Autonominë personale funksionale e kështu më radhë.”, tha Mustafa.

Sipas tij në Kosovë do të ketë një nënshtetësi duale në aspetin e të drejtave sociale.

“Disa drejta që i ofron Kosova që janë bazë minimale do të shtrihen në gjithë territorin, por shumica e të drejtave që i ofron Serbia sipas këtij plani do të vlejnë edhe për komunitetin serb të Kosovës.”, tha Mustafa në “Click”./21Media

Back to top button