Mustafa: Faleminderit president Trump
Se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nëshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Kështu deklaroi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, disa minuta pas nënshkrimit të marrëveshjes.
“Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes. Po ashtu, përgëzoj kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës. Kryeminstri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur. Faleminderit, President Tramp“, ka shkruar Mustafa në Facebook./21Media