Mustafa: LVV duhet të shkojë në opozitë për disa vite

(Lajm i përditësuar)


Mustafa: Prishtina është argumenti më i qartë, që VV nuk e ka elektoratin që e ka pasur

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në emisionin “Click” të RTV21 tha se përkahja masive që ka pasur Lëvizja Vetëvendosje tashmë është zhdukur.

Ai shtoi se VV nuk e ka më elektoratin që ky subjekt politik e ka pasur derisa e përmendi komunën e Prishtinës.

“Ajo përkrahja masive që ka qenë për VV-në tani më është zhdukur. Prishtina është argumenti më i qartë për këtë, pasqyra më e qartë, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka më elektoratin që ka pasur sidomos në komunat e mëdha siç është Prishtina”, deklaroi Mustafa. /RTV21/21Media


Mustafa: Fatkeqësi që Xhaferi publikoi mesazhet me Abdixhikun, por marrëveshje s’ka

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa e konsideron fatkeqësi publikimin e mesazheve private mes kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, por thekson se nuk ka përqarje në LDK.

“Është fatkeqësi që u publikuan komunikimet private mes një kryetari të degës dhe kryetarit të partisë, por ndodhi dhe nuk mund të bëhej ndryshe. Është e qartë se edhe në ato mesazhe që u publikuan nuk kishte marrëveshje. Duhet të prisnim certifikimin për të folur më tej, por nuk u prit. Sa i përket LDK-së, nuk ka pasur marrëveshje dhe nuk do të ketë marrëveshje,” tha Mustafa.


Mustafa: Albin Kurti vazhdimisht ka tentuar ta portretizoj të gjithë skenën politike

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në emisionin “Click” të RTV21 për kryeministrin në detyrë, njëherësh edhe kryetar i LVV-së, Albin Kurtin tha se i njëjti vazhdimisht ka tentuar që të portretizoj të gjithë skenën politike në Kosovë.

Ai shtoi se Kurti ka menduar për të tjerët opozitën që janë tradhtarë, të ligë, të dobët, të kapur, duke shtuar se kjo ka qenë gjithmonë tendenca e tij.

“Zoti Kurti vazhdimisht ka tentuar ta portretizoj të gjithë skenën politike, që vetëm unë jam i denjë që të bashkëpunoj me gjithë të tjerët, por ju gjithë të tjerët jeni tradhtarë, të ligë, të dobët, të kapur ose bashkëpunoni mes vete. Kjo ka qenë gjithmonë tendenca e zotit Kurti, por po them se nuk qëndron sepse po të qëndronte atëherë si është e mundur që partia e tij (Kurtit) në nivelin lokal, përderisa po flasim në nivelin komunal në disa komuna ka marrëveshje”, tha ai. /RTV21/21Media


Mustafa: LVV duhet të shkojë në opozitë për disa vite

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa parashikon ndryshim në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se VV duhet të shkojë në opozitë për një riedukim politik, ndërsa LDK do të fitojë më shumë ulëse në Kuvend.

“Kurti, duke qenë i pasinqertë, nuk pranoi asnjë ofertë, duke pretenduar se ka numrat. Zgjedhjet e reja do të sjellin një rezultat tjetër: do të ketë ndryshim në numrin e ulëseve në Kuvend, dhe LDK do të ketë më shumë ulëse. LVV nuk duhet të qeverisë pas këtyre katër viteve me dështime të shumta. Koha për LVV është të shkojë në opozitë, të kalojë një riedukim politik, dhe pastaj, pas disa vitesh, mund të shohim për një rikthim,” tha Mustafa.


Mustafa: Kërkonim nga Kurti që të bëhet i sinqertë që të pranoj që nuk i ka numrat

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në emisionin “Click” të RTV21 tha nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, mund të shkohet në muajt, maj, qershor dhe korrik.

“Prandaj nëse duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme shkojmë në maj, qershor, korrik dhe e përmbyllin këtë temë”, tha ai.

Ai shtoi se LDK nga fillimi e ka ditur se askush nuk i ka numrat për krijimin e qeverisë së re, duke shtuar se nga Albin Kurti kanë kërkuar që të bëhet i sinqertë për të pranuar se nuk i ka numrat.

“E kemi ditë, thash edhe nga fillimi, ne kemi deklaruar publikisht nuk i ka numrat askush. Prandaj edhe kërkonim nga zoti Kurti që bëhu i sinqertë dil prano që nuk e ke numrat dhe bëjmë zgjidhje, o shohim nëse ka mundësi dikush tjetër e cila shumë shpejtë u qartësua që nuk kishte mundësi dikush tjetër”, deklaroi ai./RTV21/21Media


Mustafa: Kurti po bën panik për buxhetin, pagat s’ndalen

Deputeti i LDK-së Besian Mustaf mohon ”alarmizimin” e Kurtit për buxhetin dhe garanton se pagat, pensionet dhe subvencionet do të paguhen normalisht, pa rrezik për kolaps financiar për 3 muajt e parë të viitit 2026.

“Kurti këtë të diel aludoi se duhet të votohet buxheti, sepse më pas do të ketë kolaps financiar. Kjo nuk është e vërtetë. Minimalisht deri në marsin e vitit të ardhshëm kemi precedent: buxheti i vitit paraprak është përsëritur më parë. Në janar 2026 do të paguhen të gjitha pagat njësoj si në janar 2025, përfshirë pagat, subvencionet, pensionet dhe shtesat. Mos ta lejojmë Kurtin të bëjë panik duke thënë se pa votuar buxhetin nuk ka paga e shtesa — kjo është e pasaktë,” tha Mustafa.


A ka vota LDK, për Osmanin në zgjedhjet për presidente, kështu përgjigjet Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në emisionin “Click” të RTV21 i pyetur se a do ta votoj LDK, Vjosa Osmanin për zgjedhjet për presidente, tha se duhet të pritet të përgjigjet siç e tha ai te ajo urë.

“A përgjigjemi kur vim te kjo urë, ta shohim fuqinë politike të secilës parti politike në Kuvendin e ardhshëm, pastaj ulemi edhe flasim, ndoshta edhe përgjigjemi këto pyetje edhe pa na parashtruar.

Ai ndër të tjera tha se LDK nuk ka elektorat që shkon prapa dikujt tjetër përpos kësaj partie./RTV21/21Media


”Buxheti i vitit 2026 i pamundur” Mustafa: Kurti propozon si kryeministër, por e voton si deputet

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se LDK nuk e përkrah buxhetin e vitit 2026 të qeverisë në detyrë. Ai ka theksuar se është e pamundur që qeveria e vjetër të shfrytëzojë fondet e reja dhe se vetëm një qeveri e re mund të propozojë dhe miratojë një buxhet të ri.

Mustafa gjithashtu ka përmendur çështje kushtetuese që lidhen me votimin e buxhetit nga deputetët: përdorimi i buxhetit për vitin 2026 nga qeveria aktuale është thuajse i pamundur.

“Nuk mundet që qeveria e vjetër të shfrytëzojë buxhetin e ri dhe të shfrytëzojë edhe 3 miliardë e gjysmë në vitin 2026. Kemi edhe probleme të tjera në rrafshin kushtetues. Kurti, nga pozita në detyrë, do të propozojë një buxhet dhe pastaj, si deputet, do ta votojë këtë buxhet. Ky proces nuk është kushtetues, dhe përdorimi i buxhetit për vitin 2026 do të jetë thuajse i pamundur. LDK nuk e përkrah këtë buxhet dhe beson se vetëm qeveria e re mund të propozojë buxhetin e ri, për të garantuar funksionimin e rregullt të shtetit,” tha Mustafa.


Mustafa: LDK do të insistojë për postin e kryeministrit

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka theksuar se partia e tij do të insistojë për të pasur postin e kryeministrit, pavarësisht zhvillimeve politike me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka komentuar mundësinë që VV të ndryshojë qasje politike, duke e cilësuar atë si shumë të pakët: “Gjasat që VV të riedukohet janë minimale,” tha Mustafa.

“Nuk do të çuditesha nëse Kurti të ndryshojë. Nëse Kurti dhe VV ndryshojnë dhe shkojnë në atë riedukim politik, jemi në rregull. Por gjasat janë minimale që partia e tij të riedukohet. Nëse po flasim hipotetikisht, domosdoshmërisht që LDK do të insistojë që të ketë postin e kryeministrit,” shtoi ai.


Mustafa: VV ka nevojë për një edukim politik

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në emisionin “Click” të RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje ka nevojë për një edukim politik, duke shtuar se ky subjekt politik ka nevojë edhe për një ndryshim rënjësor të qasjes ndaj oponentëve politik.

Mustafa shtoi se oponentët politik nuk janë armiq.

“LVV ka nevojë për një edukim politik, një ndryshim rrënjësor të qasjes ndaj oponentëve politik, nuk jemi armiq, jemi thjesht oponentë politik. Të gjithë e duam Kosovën, secili në mënyrën tonë. Asnjëri nga ne pse nuk pajtohemi me njëri tjetrin nuk na jep të drejtën që ta akuzojmë tjetrin që është tradhëtarë apo bashkëpunëtor i Serbisë apo qka do tjetër”, tha ai. /RTV21/21Media


Mustafa: Kurti e kupton rëndësinë e LDK-së, por ne i kemi thënë qartë se s’ka bashkëqeverisje

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se insistimi i tij për ta përfshirë LDK-në në një koalicion tregon rëndësinë dhe peshën e partisë në skenën politike të vendit.

Ai tutje ka shtuar se në këta 8 muaj është folur vazhdimisht për LDK-në.

“Përtej asaj konference të Kurtit, që shpaloste një mllef personal, dhe insistimit të tij për të përfshirë LDK-në në një koalicion, për ne kjo është lajm i mirë. Kjo tregon qartazi, edhe për të gjitha partitë e tjera, se LDK është e domosdoshme për ta çuar Kosovën përpara, pavarësisht se cila parti është në qeverisje. Në këta 8 muaj është folur vazhdimisht për LDK-në. Konstantja ka qenë LDK-ja, sepse ekziston një pajtim i gjerë se LDK-ja është e domosdoshme për qeverisjen. Është lajm i mirë që Kurti e sheh LDK-në të domosdoshme për Kosovën dhe për një bashkëqeverisje të mundshme me të. Por përgjigjja jonë ka qenë e qartë dhe e prerë: para zgjedhjeve kemi qenë të sinqertë me Kurtin se nuk shohim asnjë mundësi për bashkëqeverisje,” tha Mustafa.


Mustafa: Në prill dhe maj kishte tentim për peshkim të deputetëve nga VV, përgjigjet kanë qenë negative

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në emisionin “Click” të RTV21 tha se në muajt prill dhe maj të këtij viti ka pasur tentime nga VV për të peshkuar deputetë nga LDK-së.

Këto tentime, Mustafa tha se kanë pasur përgjigje negative.

Ai shtoi se deklaratat e Kurti fshehin një pa sinqeritet.

“E vërtetë që në atë kohë në prill, maj ka pasur tentime të tilla, por të gjitha përgjigjet kanë qenë negative nga secili deputet flas nga radhët e LDK-së, por edhe këto deklaratat e Kurtit fshehin një pa sinqeritet tjetër. Ju kujtohet deklarata e zonjës Gërvalla që thoshte ekziston rreziku që tre, katër deputetë të Listës Serbe mund të votojnë qeverinë Kurti 3”, deklaroi ai. /RTV21/21Media


Mustafa: Kurti nuk i ka pasur kurrë 61 vota, e ka zvarritur procesin me qëllim për 8 muaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në ”Click” të RTV21 ka thënë se  kryetari i VV-së Albin Kurti ka pasur mungesë sinqeriteti ndaj qytetarëve, duke thënë se ai ka zvarritur me qëllim procesin politik për disa muaj, edhe pse nuk i kishte votat e nevojshme për formimin e shumicës parlamentare.

”Albin Kurti në asnjë moment gjatë këtyre muajve nuk i ka pasur 61 votaAi ka qenë jo i sinqertë me qytetarët e Kosovës, duke përdorur manovra të ndryshme politike dhe duke zvarritur procesin për muaj të tërë. Në ditën kur erdhi momenti për të parë nëse i kishte ato 61 vota, ishin vetëm 56 – shumë larg shumicës së nevojshme.
Kjo tregon qartë se gjatë këtyre 8 muajve Kurti e ka zvarritur qëllimisht procesin,” theksoi Mustafa.


Mustafa: LDK nuk sheh asnjë koalicion jo vetëm me Albin Kurtin, por me krejt VV-në

Mustafa: Kurti s’ka pjekuri për ta nominuar dikë nga VV për Kryeministër sa është pjesë e politikës

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në ”Click” të RTV21 ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy subjekteve janë të tilla për shkak të qasjes ofenduese dhe përçarëse të VV-së ndaj partive të tjera.

“Ne jemi deklaruar para një viti se LDK nuk parasheh asnjë koalicion të mundshëm, në këto rrethana, jo vetëm me Albin Kurtin, por me tërë Vetëvendosjen. Qasja e VV-së ndaj partive të tjera ka qenë ofenduese, nënçmuese dhe e gabuar, si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme”, tha Mustafa.

I pyetur se nëse LDK do të kishte votë për Galuk Konjufcën, Mustafa shtoi se ”Nuk besoj se Albin Kurti ka pjekurinë politike për ta tejkaluar vetën dhe për të nominuar dikë tjetër për sa kohë ai është pjesë e politikës”. /RTV21/21Media

Back to top button