Mustafa u shpreh se fëmijëve u kanë borxh t’iu hapin perspektivë jetësore

Mustafa u shpreh se fëmijëve u kanë borxh t’iu hapin perspektivë jetësore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve. Mustafa përmes një postimi është shprehur se institucionet e Kosovës u kanë borxh fëmijëve, që përmes punës dhe përkushtimit atyre tu hapet perspektiva jetësore.

Mustafa thekson se fëmijët janë pasuria më e madhe e vendit. ”Fëmijët dhe rinia janë pasuria më e madhe që i ka Republika e Kosovës. Ne iu kemi borxh që përmes punës me ndershmëri dhe përkushtim t’iu hapim perspektivë jetësore, ekonomike, arsimore, edukative….Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve!”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Ndryshe, me aktivitete të ndryshme, sot në Prishtinë shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve./21Media