Mustafa: Fitore si në kohën e Ibrahim Rugovës

Ai tha se fitorja e koalicionit u vulos

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se me manifestimin e sotëm në kryeqytet u vulos fitorja e koalicionit LDK- AKR- Alternativa.

“Fitorja e Koalicionit të Shpresës u vulos në manifestimin madhështor që u zhvillua sot në kryeqytet.
Mijëra qytetarë të Prishtinës dëshmuan se as blerja e votave dhe njerëzve të caktuar dhe as sondazhet e përpiluara nga koalicioni i panikut apo partia e molotovëve, nuk shprehin vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në profiling e tij zyrtar “Facebook”.

Sipas tij më 11 Qershor, do të ketë fitore si në kohën e Ibrahim Rugovës./21Media

Back to top button