Mustafa flet para mbledhjes së Kryesisë

Kryesia e  LDK-së mblidhet për përgatitje për seancën konstituive

Para mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kryetari i kësaj partie Isa Mustafa tha se nuk është paraparë të ketë ndonjë takim gjatë ditës me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti para seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para kuvendit do të kemi sinjale do të komunikojmë, por tani për tani nuk mund të them asgjë” deklaroi Mustafa.

Kryetari Mustafa theksoi se në mbledhjen e kryesisë pritet të diskutohet për përgatitjet e fundit para seancës konstitutive e cila do të mbahet në orën 15:00.

“Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje ka konfirmuar se nesër në seancën inauguruese të legjislaturës së shtatë do të shkojnë pa dakordimin për qeverinë.

Kurse, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur Kurtit se Vetëvendosja ka treguar se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, “vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri”./21Media

Back to top button