Mustafa flet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen

“Ne sot do ta diskutojmë pjesën e emrave të LDK-së”

Në një konferencë që u mbajt sot nga LDK-ja ku u bë edhe zyrtarisht aderimi i ekonomistit, Lumir Abdixhiku në këtë parti, kryeministri në largim Isa Mustafa foli edhe për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen.

“Ne sot do ta diskutojmë pjesën e emrave të LDK-së, por ne do të vendosim tani për emrat e kandidatëve për deputetë. Presim edhe nga anëtarët tjerë të koalicionit që të propozojnë emrat e tyre.

Ndërkaq proceset e tjera mbesin procese të hapura, mirëpo tani e kemi këtë koalicion”, tha mes tjerash Mustafa./21Media

Back to top button