Mustafa: Gënjejnë ata që më përshkruajnë marrëveshjen për asociacionin

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mohuar se ka qenë kryeministër në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, duke thënë se dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ia përshkruajnë atij këtë marrëveshje.
Mustafa ka shkruar në Facebook se si kryeministër i zgjedhur në dhjetor të vitit 2014, duke e respektuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, ka dialoguar për dokumentin e titulluar “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”, dokument ky për të cilin Gjykata Kushtetuese shprehet se nuk është as Ligj, as Statut dhe as akt juridik i Qeverisë, do t’i paraprinte Dekretit të Qeverisë dhe Statutit të Asociacionit.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti ka thënë se asociacioni me fuqi ekzekutive duhet të jetë i papranueshëm për Kosovën, por sipas tij me Qeverinë Kurti rrezikohet themelimi i tij.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Haki Abazi i cili tha se kjo deklaratë vie pikërisht nga ata që e kanë nënshkruar asociacionin.
Abazi thotë se është politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale./21Media

Back to top button