Mustafa: Jo më koalicion me PDK-në

Mustafa: LDK-AKR-Alternativa do të ndërtojnë Qeverinë me njerëz të besës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia që ai udhëheq nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, pasi përfaqësuesit e këtij subjekti kanë shkelur marrëveshjen dhe kanë treguar se nuk u intereson shteti por interesat e tyre partiake.

Mustafa në Facebook ka shkruar se më 11 Qershor koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të fitojë dhe do të ndërtojnë Qeverinë me njerëz të besës.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Të dashur qytetarë,

LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Interesi i vendit, kufizimet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe të LDK-së, bënë që ne të hyjmë në koalicion me PDK-në para 3 vjetësh.

Por, jo më!

Ata e shkelën marrëveshjen dhe treguan se nuk u intereson shteti por interesat e tyre partiake.

Ne do të punojmë për shtetin.

Më 11 Qershor ne do të fitojmë dhe do të ndërtojmë Qeverinë me njerëz të besës.

Urime!./21Media

Back to top button