Mustafa: LDK-ja nuk dërgon komente në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka konfirmuar për RTV21 se LDK-ja nuk do të dërgojë komentet e saj me shkrim në Gjykatën Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
LDK-ja gjatë seancave për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë kishte konstatuar se kryeparlamentari, Dimal Basha është duke bërë shkelje kushtetuese duke ndarë nga pako e votimit zgjedhjen e nëkryetarëve të pakicave serbe dhe jo serbe. /RTV21