Mustafa: Marrëveshja për njohjen e diplomave do të ndikojë që qytetarët të mos e lëshojnë Luginën

Lajm i përditësuar

Ish-zëvendësministri i arsimit, njëherësh drejtor i Qendrës për Avancimin e Performancës së Arsimit, Nehat Mustafa tha se njohja e diplomave do të jetë një përparësi dhe do të ndikojë që qytetarët të mos e lëshojnë Luginën
“Serbia duke mos i njohur këto diploma, certifikat që janë lëshuar nga Republika e Ksoovës në një mënyrë apo në mënyrë tjetër kanë ndikuar drejpëerdrejt në boshatisjen e trojeve shqiptare në Luginën e Preshevës nga ana e kuadrit të kualifikuar. Pasi që dihet se 90% e të rinjëve nga Lugina e Preshevës studimet i përfundojnë në universitetet e Kosovës. Ata nuk kanë mundur t’i ushtrojnë profesionet në Serbi. Të gjitha statistikat tregojnë se ata janë detyruar të ndalën në Ksoovë për ta ushtruar profesionin”, tha Mustafa për “21Drejtpërdrejt” në RTV21.

 
Mustafa: Zbatimi i kësaj marrëveshje do të marr kohë deri në një vit
Ish-zëvendësministri i arsimit, njëherësh drejtor i Qendrës për Avancimin e Performancës së Arsimit, Nehat Mustafa vlerësoi se marrëveshja për njohjen e diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale midis vendeve të rajonit do të marr kohë rreth një vit deri në fillimin e zbatimit. Ai tha se mbetet të shihet se a do të pranojë Serbia diplomat universitare të Kosovës pasi një marrëveshje e ngjashme midis Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar vite më parë edhe në Bruksel por që Serbia asnjëherë nuk e zbatojë.

Në kuadër të Samitit për Procesin e Berlinit janë nënshkruar tre marrëveshje rajonale për mobilitet. Marrëveshjet i referohen njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë për doktorët e mjekësisë, mjekësinë stomatologjike dhe arkitektët, si dhe lëvizja lirshëm me kartë identiteti në Ballkanin Perëndimor./21Media

Back to top button