Mustafa: Ofruam zgjidhjen më të mirë për Trepçën

Mustafa sukseset thotë se janë të përbashkëta

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa përmes një shkrimi në “Facebook”, vazhdon t’i numërojë sukseset e Qeverisë.

“Pas 17 vjetësh paqartësie, ofruam zgjidhjen më të mirë për Trepçën. E shpëtuam nga falimentimi, i hapëm perspektivë të fuqishme zhvillimore, i bëmë minatorët bashkëpronarë të Trepçës…”, ka shkruar ai.

Ai e  përfundoi shkrimin duke thënë: Pa protagonizëm, pa frikë nga sukseset e përbashkëta!/21Media

Back to top button