Mustafa pas takimit në LDK: Nuk ka propozim për çështjen e presidentit

(Lajm i përditësuar)
Mustafa pas takimit në LDK: Nuk ka propozim për çështjen e presidentit
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur pas takimit të mbajtur nga Grupi Parlamentar i partisë në selinë qendrore.
Mustafa tha se Lëvizja Vetëvendosje ka 66 ulëse dhe s’bëhet zgjidhja pa partinë që drejton Kurti.
Ai shtoi se deri më tani LDK nuk ka marrëveshje politike.
“Partia në pushtet ka 66 ulëse. Pa ta s’bëhet kjo punë. Nuk ka ende asnjë propozim. Nuk kemi asnjë kandidaturë zyrtare. Deri më tani nuk kemi marrëveshje politike”, tha Mustafa para mediave.
Fillon takimi i Abdixhikut me grupi parlamentar të LDK-së
Ka filluar takimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut me grupin parlamentar të LDK-së. Ky takim ka të bëjë me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku sot pati një takim me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin njëherësh kryeministër i Kosovës për të cilin nuk u deklarua për media. Kurti pas këtij takimi u deklaruar shkurt për media, duke e cilësuar këtë takim si konstruktiv./21Media
Abdixhiku pas takimit me Kurtin pritet të zhvillojë takim në parti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtit pritet të raportojë në partinë e tij për takimin e sotëm i cili ka të bëjë me çështjen e presidentit.
Deputeti i kësaj partie, Anton Quni i pyetur nga gazetarët për këtë takim, tha se do të ketë diskutim.
“Tani do i marrin informatat, prandaj po bëhet edhe ky takim. Do e diskutojmë dhe do të marrim vendimet e duhura”, tha shkurt ai./21Media