Mustafa: Për të marrë frymë Kosova, PDK të shkojë në opozitë

Mustafa tha që ata që u munduan të na thejnë e thyen veten

LDK-AKR-Alternativa sot pasdite hapen fushatën zgjedhore në Prishtinë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së tha se ky është tubim i besatimit për Republikën e Kosovës.

Mustafa tha se ata që u  munduan t’i thyejnë e thyenë veten. “Ne do të ndjekim rrugën e rugovizmit për t’i fituar zgjedhjet së bashku me koalicionin. PDK është e vetmja mënyrë që të shkon në opozitë për të marr frymë Kosova. Ky është tregues se PDK e ka kapur shtetin. Por LDK është koalicion e shpresës. Ne arritëm ta shtojmë buxhetin 400 milionë euro. Ne zgjidhem çështjen e pagave për veteranët. Ne rritëm pensionet, krijuam 40 mijë vende të reja të punës”, tha Mustafa.

Sipas tij, lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të vazhdojë  të bëhet nga kryeministri Avdullah Hoti.

Joseph Daul nga Partia Popullore Evropiane tha se zhvillimi i Prishtinës është meritë e Isa Mustafës. “Kam një përshtypje të favorshme për Hotin sepse pata rastin ta takoj në Bruksel para dy jave. Vazhdoni reformën për të cilën Kosova ka nevojë shumë”, tha Daul.

Ndërsa presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli tha se ky koalicion do ta qeverisë Kosovën në mënyrë të drejtë. “Ta bëjmë një shtet të dashur dhe për punësim, do të krijojmë një rritje ekonomike mbi 8 përqind që krijon mbi 70 mijë vende të punës. Do të përgjysmojmë importet nga Serbia. Në vitin e parë do të rikthehet shpresa për të rinjtë. Qeveria jonë do të mbështesim të rinjtë për krijimin e bizneseve. Investitorët e huaj do të vijnë për të investuar në Kosovë me që do të krijojmë infrastrukturë gjyqësore. Ne po e jetësojmë dëshirën e Rugovës”, tha  Pacolli.

Kandidati nga Alternativa, Ilir Deda tha se pas 11 qershorit nuk do të ketë koalicion me PDK-në, ndërsa tha se kryeministër i tij është Avdullah Hoti. Kandidatja tjetër e kësaj partie Mimoza Kusari-Lila bëri thirrje që më 11 qershor të mos votojnë për ata që kthyen regresin për Kosovën. “’Fillimi i ri’ do të jetë për të shkuar në opozitë”, tha Kusari-Lila./21Media

Back to top button