Mustafa: Probemi i papunësisë nuk do të jetë problem i Kosovës

Mustafa tha së përparësi do t’i japin  edhe sektorit të energjetikës

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa prezantojnë para bizneseve planin ekonomik dhe zhvillimor për mandatin katërvjeçar. Kryeministri në largim Isa Mustafa me rastin e diskutimit  me përfaqësuesit e bizneseve tha se  “ajo që kemi arritur ne ështe rezultatet i punës se përbashkët”.

“Kosova është një vend e kemi një shtet tonin dhe ne po pretendojmë një ide, zgjidhje dhe po bëjmë konkurrencë që të bëjmë një zgjidhje, dhe ju edhe bizneset do të zgjedhni se cila është ma e mira” tha Mustafa.

Ai premtoi se mund të arrijnë një shkallë të punësimit, në tregun e punës që mund punësojnë 25 mijë persona në vit.

Mustafa ndër të tjerash tha së përparësi do t’i japin sektorit të energjetikes.

Ndërsa në bujqësi tha se do të japin trefishimin e saj.

Ai tha se probemi i papunësisë nuk do të jëtë problem i Kosovës, sipas tij këtë do ta zgjidhin përmes sektorit privat./21Media

Back to top button