Mustafa publikon vlerën e pagës së tij, e sfidon ministrin Murati që këtë ta bëjë edhe ai

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka sfiduar publikisht ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratin që ta bëjë publike pagën e tij.
Fillimisht Mustafa në Facebook ka publikuar vlerën e pagës së vet, duke e kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe Murati.
“E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023!Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka.Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!“, ka shkruar në Facebook, Mustafa ku ka publikuar mesazhin e pranuar nga banka./21Media

Back to top button