Mustafa: Qasja e LVV-së është mshele gojën voto qysh t’thojmë na

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar kryesuesit të seancës Avni Dehari.
Mustafa në Facebook ka shkruar se qasja e VV-së dhe Deharit është e llojit “mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë”.
“Do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo” paska thënë Dehari. Ndërsa vendimi i tij, pa pyet askend, për të ndryshuar mënyrën e votimit, qenka kushtetues. Pra, sipas tij, deputetët s’bën me i pyet, ata veq duhet me ulë kryet edhe me votu. Kjo është pra mendësia e tyre: Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë”, ka shkruar Mustafa.
Dehari gjatë ditës ka deklaruar se do të ishte shkelje e Kushtetutës nëse deputetët do të pyeteshin për votim të fshehtë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?