Mustafa: Veseli i ka organizuar grevat

Kryetari i LDK-së thumboi kryeparlamentarin Veseli

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se Kryetari i PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka organizuar grevat në arsim, shkruan rtv21.tv.

“Ai sot, në rolin e ”Kryeministrit” arriti marrëveshjen me Sindikatën për ndërprerjen e grevës. Z. Veseli i gjeti dhe i premtoi paratë, për të cilat Kryeministri Haradinaj deklarohej se nuk ka. Nga kjo rezulton se z, Veseli si Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshjen për dalje nga greva.”, shkruan Mustafa në Facebook.

Sipas Mustafës arritjet e këtyre marrëveshjeve janë përgjegjësi e ministrit të arsimit dhe kryeministrit.

Sot, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe SBASHK-u, arritën marrëveshjen për, siç thanë ata, ndërprerjen e grevës dhe nisjes së mësimit nga dita e hënë.

Mësimdhënësit ishin në grevë të përgjithshme që nga 14 janari. Ata kërkonin të ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga./21Media

Back to top button