Mustafës i lejohet t’i përcjellë seancat me kamerë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa do të vazhdojë t’i ndjekë seancat e gjyqit përmes videolidhjes.

Kjo është vendosur nga Gjykata, duke u bërë me dije se Mustafa mund të konsultohet me avokatin apo të flasë në këtë formë.
“Kjo nuk dëmton procesin e z.Mustafa që të marrë pjesë në secilën seancë”, ka shtuar gjyqtarja.
Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./21Media
Back to top button