Muzeu i Burgut të Prishtinës hapet me ekspozitën “Burgu i Idealit”
Sot pasdite do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, në kuadër të ceremonisë së muzeut do të hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit”, e cila do të mbahet në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”.
Nga data 12 korrik, Muzeu do të jetë i hapur për vizitorët në këtë orar: E martë – e diel, nga ora 10:00 – 19:00./21Media