Muzeu i së ardhmes në formë të vezës në Dubai

 
Kjo strukturë në formë të vezës është muze. Ai është muzeu i së ardhmes që u hap në Dubai.
Muzeu ka lartësinë 77 metra, dhe është shtatë katësh. Brenda struktures u vendosën atraksione të shumta që janë pjesë e një ekspozite, ndërkaq shkallët në formë spiraleje dërgojnë vizitorët deri në katin e sipërm.
Ekspozita në këtë strukturë zbulon jetën se si mund të jetë ajo brenda një stacioni të madh në gjithësi në vitin 2071.
Vizitorët në ekspozitë kanë mundësi të bashkëveprojnë. Ata mund të bëhen pjesë e gjithësisë në ekspozitën eksperimentale.
Në njërin kat u ekspozuan pamje nga pyjet e Amazonës. Aty përshkruhet ekosistemi pyjor.
Në një tjetër shihet ekspozita ‘Al Waha’, që u ndërtua si mundësi për vizitorët që të eksplorojnë vetën në një botë e cila i stimulon ndjenjat e tyre.
Në nivelin më të ulët, vizitorët, kanë shansin të shohin sektorin ‘Future Heroes’ që u projektua për fëmijë të moshës nën dhjetë vjeç.
Kjo hapësirë u projektua me qëllim që të inkurajojë të rinjë të bëjnë zbulime të për vetën e tyre dhe botën që i rrethon.
Në qendër të këtij muzeu ndodhet një holl që zë deri në 1,000 persona. Ai i dedikohet literaturës dhe punëtorive. Ky muze ndodhet në qendrën financiare në Dubai, dhe ai ofron kurse studimi, si psh nga shkenca, këtë në bashkëpunim me universitete e institucione ndërkombëtare të studimit.
Muzeun e projektoi arkitekti Shaun Killa në Dubai, dhe ai u projektua me qëlim që të bëhet ikonë arkitekturale dhe kulturore.
Ndërtimi i tij mori kohë 18 muaj. Ai u  ndërtua nga çeliku.
Pjesa e jashtme e tij u zbukurua me bukurshkrime arabe. Në njërën shkruan:  “Ndoshta nuk do të jetojmë 100 vjet, por produktet e kreativitetit tonë mbesin trashëgimi shumë kohë, edhe pasi që të kemi shkuar nga kjo botë”.
Dhe natyrisht, për të vizituar këtë muze duhet paguar. Hyrja kushton 39 dollarë amerikan./21Media

Back to top button