Myslimani shpëton 64 të krishterë nga ekzekutimi

Një mysliman po cilësohet si hero në Filipine, pasi fshehu 64 të krishterë nga militantët e ISIS-it

Një grup i armatosur nga Maute, kanë bastisur qytetin e Marawi-t javën e kaluar, dhe kanë hyrë në luftë me ushtrinë filipinase. Grupi që e quan vetën Shteti Islam i Lanao-s raportohet që është mbështetur nga ISIS dhe ka cak të krishterët.

Militantët kanë planifikuar enklavën e tyre islamike në ishull. Megjithëse rreth 90% e filipinasve identifikohen si të krishterë, në jug të vendit shumica janë myslimanë, dhe kjo pjesë është cak i kryengritësve myslimanë për vite të tëra.

Rreth 90% e popullatës së krishterë të kësaj pjese (180 mijë) janë larguar nga luftimet, mirëpo disa nuk kanë mundur të largohen nga zonat e rrezikuara.

Norodin Alonto Lucman, një ish-politikan mysliman ka hapur shtëpinë e tij për 71 njerëz, 64 prej tyre të krishterë që nuk kishin mundësi të arratisen nga luftime.

Lucman deklaroi: “Nuk mund të largohesha nga qyteti, andaj duhej të merrja përgjegjësinë për mbrojtjen e tyre. Ditëve të fundit të krishterë tjerë u bënë refugjatë në shtëpinë time. Ishin rreth 64 prej tyre në duart e mia, dhe isha i vendosur që të mos lejoj asgjë t’u ndodhë atyre”.

Në luftimet e fundit zyrtarët e policisë kanë konfirmuar të vdekur kanë mbetur 120 militantë, 38 nga forcat qeveritare dhe 20 civilë./21Media

Back to top button